Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Policia ua ndalon hyrjen motoristëve serbë në Kosovë

 
   

Zëdhënës i policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani, deklaroi se i është ndaluar hyrja një numri të motoristëve që u raportua se ishin nisur në drejtim të Kosovës, në atë që mediat në Serbi e quajtën si “mision humanitar” për dy familje në Mitrovicën Veriore dhe për të rindërtuar kishën në kodrën mbi Zveçan.

“Për shkak të mundësisë që rendi dhe qetësia publike të prishen, ne i kemi dërguar njësitë adekuatë që janë për menaxhim të turmave në pikën kufitare ne Jarinje dhe këtyre motoçiklistëve i është ndaluar hyrja në territorin e Kosovës”.

Elshani shtoi se organet tona të rendit vazhdojnë të jenë në afërsi të pikës kufitare në Jarinje dhe se kanë informacione që disa persona janë mbledhur aty, në anën e territorit të Serbisë.

“Deri tani s’ka ndodhje problem, sidoqoftë ne do te jemi aty”.

“Janë një grumbull i njerëzve, në largësi të kufirit të Kosovës diku 200 metra ne territorin e Serbisë. Nuk ka ndonjë tentativë për të hyrë në territorin e Kosovës dhe situata e sigurisë është e qetë dhe stabile në zonën e veriut, në përgjithësi në veriun e Kosovës”, tha zëdhënës i policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani.