![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/policia-vazhdon-identifikimin-e-mjeteve-te-paregjistruara-permes-pajisjeve-inteligjente_64e0e4a33108f.png?resize=695%2C375&ssl=1)
Policia vazhdon identifikimin e mjeteve të paregjistruara përmes pajisjeve inteligjente.
Edhe në fundjavë Policia e Kosovës ka njoftuar se po vazhdon ta bëjë identifikimin e mjeteve të paregjistruara në Kosovë.
Këtë gjë Policia po e bën përmes veturave me pajisje inteligjente “SMART PATROL”.
Policia ka njoftuar se Njësia Mobile me pajisje inteligjente po e bën këtë gjë krahas kontrollit dhe mbikëqyrjes së trafikut në tërë territorin e vendit.
Ky identifikim i mjeteve të paregjistrua po bëhet me qëllim të ofrimit së sigurisë në trafikun rrugor.