Policia e qytetit St.Gallen më Zvicër ka publikuar një video shpjeguese për dimër. Në artikullin e tyre të fundit ata shpjegojnë pse xhaketa e dimrit për fëmijët duhet hequr gjatë vozitjes.
“Ky gabim mund të ketë pasoja shkatërruese për fëmijën tuaj,” thotë përshkrimi nën videon e fundit të Tiktok nga policia e qytetit St. Gallen.
Oficerja ka thënë se rregulla vlenë më shumë për fëmijët, por edhe për të rriturit, shkruan Indeksonline.
Në videon e oficeres thuhet se në rast përplasjeje, forca e goditjes mund të bëjë që xhepat e mbushur me ajër të xhaketës të ngjeshen në rast aksidenti dhe rripi nuk mund të përshtatet më fort në trup sa është e nevojshme.
Kjo më pas krijon hapësirë të padëshiruar midis fëmijës dhe rripit të sigurimit, i cili mund të çojë në lëndime shumë të rënda.
“Është e rëndësishme që rripi të ulet drejtpërdrejt në trup dhe të mos ketë shtresa të trasha në mes”, thotë Dionys Widmer, zëdhënës i policisë së qytetit St. Gallen.