
Ish-kryeministri italian Arnaldo Forlani ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare në Romë. Lajmi është bërë i ditur nga djali i tij Alessandro Forlani.
Forlani, i partisë Demokracia Kristiane (DC), lindi në vitin 1925 në qytetin port të Adriatikut, Pesaro.
Ai studioi drejtësi dhe u ngjit në gradat e DC. Forlani ishte sekretar partie për një kohë dhe mbajti poste të ndryshme ministrore, duke përfshirë ministër të mbrojtjes dhe ministër të punëve të jashtme.
Forlani shërbeu si kryeministër i Italisë nga tetori 1980 deri në maj 1981.