Media është pushteti i katërt dhe me shumë ndikim në secilin vend. Figurat politike shpesh janë në luftë të hapur me mediat, duke pasur frikë zbulimin e të vërtetave dhe prapaskenave që sipas tyre nuk duhet të dalin në dritë.
Politikanë botëror, prej kohësh kanë nisur me realizimin dhe sjelljen në ekran të podcast-eve të tyre, duke nisur nga Bill Clinton
me “Why am I telling you this”, Michelle Obama me “The Michelle Obama podcast”, Hillary Clinton me “You and me both”, shkruan “Kosovarja”.
Ndërsa në trojet shqiptare kanë filluar të realizojnë formate të tilla, emra si Edi Rama, Sali Berisha dhe këtij trendi i është bashkëngjitur edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Lumir Abdixhiku
Abdexhiku ka paralajmëruar podcastin e tij që do të filloi së shpejti, e që titullohet “Rruga e Re”.
“Jashtëzakonisht i lumtur të shpalosë para jush përgatitjen e fundit që po bëhen në LDK para nisjes së serisë diskutuese “Rruga e Re” podcast”, thotë Abdixhiku.
Duke vazhduar: “Folës, ide e prezantime të detajuar të programit tonë politikë “Rruga e Re” vlerave identitare e vet vizionit tone për të ardhmen. Kemi dëgjuar, tani do të flasim për të ardhmen” ka shkruar kryetari i LDK-së.
Edi Rama
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në kohën e zgjedhjeve lokale prezantoi podcastin e tij duke e emëruar “Flasim”.
Rama tek podcasti i tij ka realizuar intervista me fytyra të rëndësishme publike duke mos munguar edhe artistë nga vendi. Kujtojmë intervistën me Elvana Gjatën, ku nuk munguan as pyetjet “ngacmuese”.
Sali Berisha
Përveç Ramës në Shqipëri ketë formë të intervistës nuk la së realizuar edhe kryedemokrati Sali Berisha. I titulluar “Jeta përtej politikës”, Berisha në episodin e parë startoj krejt ndryshe, duke folur për fëmijërinë dhe momentet e tij të rëndësishme./Kosovarja/
Çfarë kuptojmë më podcast?
Një podcast është një regjistrim audio, por që kohët e fundit vjen i shoqëruar edhe me pamje. Podcast bëhen në formë të diskutimit për një temë apo disa çështje.
Në fillim podcastet u realizuan nga gazetarët dhe njerëzit e mediave, më pas edhe nga komedianët e politikanët, të cilët po fitojnë elektorat dhe votues falë asaj që flasin në këto formate që ju shërbejnë mjaftë pozitivisht.
Xheneta Spahiu