Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Politikani gjerman: Kosova ka bërë gabime serioze, por s’është e mençur të kërcënohet vetëm ajo me sanksione

 
   

Politikani gjerman, Michael Roth ka vlerësuar se standardet e BE-së dhe ShBA-së sa i përket Ballkanit Perëndimor “kanë rrëshqitur”.

Sipasj tij, Kosova ka bërë gabime të mëdha, por, siç tha ai është e pa mençur të kërcënohet vetëm ajo me sanksione.

Roth tha se duhet ta qortojnë edhe Vuçiqin për provokimet e tij të përhershme i cili, siç tha ai, nuk po pengon Dodikun në Bosnjë.

 Image Postimi i Michael Roth 
 

‘Standardet e BE-së dhe SHBA-së kanë rrëshqitur në Ballkanin Perëndimor. Kosova ka bërë gabime të rënda. Por është e pa mend që të kërcënohet Kosova me sanksione, dhe të ketë qortim të çalë për presidentin Vucic që lejon Dodikun të vazhdojë në Bosnjë”, ka shkruar Roth në Twitter.