Ivan Vukoviq, një politikan nga Mali i Zi, ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vukoviq, që ka shërbyer edhe si kryetar i Podgoricës, ka shkruar se ka diskutuar shkurtimisht me Kurtin në lidhje me situatën politike në Mal të Zi e Kosovë.
“Kisha kënaqësinë të takohesha me kryeministrin Albin Kurti dhe të diskutoja shkurtimisht situatën politike në Mal të Zi dhe Kosovë, si dhe në të gjithë rajonin.
Ne shpresojmë dhe punojmë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, paqësore dhe prosperuese, bazuar në parimet e demokracisë multietnike”, ka shkruar ai.