Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Politikani serb: As BE, as SHBA, ja cili shtet e zgjidh drejt krizën Kosovë-Serbi

 
   

“Ka ardhur koha që Britania e Madhe të marrë përsipër përgjegjësinë”,-tha politikani serb Nikola Sanduloviç mbrëmjen e të premtes në një intervistë për “Balkan Talks” në Euroneës Albania, duke shtuar se marrëdheniet mes Serbisë dhe kosovës, tashmë nuk mund t’i rregullojë as BE-ja dhe as SHBA.

Sipas tij politikat e ndjekura nga BE e nga SHBA janë tepër të buta dhe sa kohë Europa nuk ndryshon politikën e saj dhe financimin e saj të Serbisë, nuk do të ketë ndryshim.

Ai tha se Evropa po fle ndërsa Amerika është e përgjumur me shkresat ngjyrë rozë të cilat i dërgon Kristofer Hilli, ndërsa theksoi se më tepër po fokusohen te probleme dhe çështje krejtësisht të kota.

“Mendoj se Evropa ka shfrytëzuar të gjitha benefitet e veta dhe ndikimin e saj që në përgjithësi ka qenë ndikim financiar mbi Serbinë dhe jo politik as ushtarak dhe në asnjë segment tjetër. Mendoj se ka ardhur koha që Britania e Madhe të marrë përsipër përgjegjësinë dhe lidershipin duke qenë se ata kanë zgjidhje shumë më konkrete dhe shohin ku qëndron problemi.

Mendoj se tash është momenti për vendime serioze dhe sekserizimi i tillë politik siç po bën Evropa tani ndaj Aleksandër Vuçiçit dhe e ledhaton qenin që do të të kafshojë dhe ti mendon se nëse e ledhaton qenin ai nuk do të të kafshojë më, unë jam më shumë për politikën tjetër, kur qeni, i cili do të të kafshojë duhet të ketë gojën e mbuluar dhe duhet të jetë në një hapësirë të kufizuar dhe atë duhet trajtuar me trajtim të veçantë. Përderisa Evropa të mos e kuptoj se ka gabuar dhe derisa nuk e ndryshon politikën e saj dhe financimin e saj të Serbisë me çmimin që Serbia të marr vendimin, të cilin me siguri do ta marrë vetëm se kështu ndoshta para kohe, e ky është që haptazi të del si bashkëpunëtori kryesor i Rusisë në Ballkan, për të cilën mendoj se ka për të ndodhur, pasi Evropa po fle, propozimi im është i një natyre krejt tjetër dhe mendoj se në këtë situatë, e mbani mend çka thotë Putini, rruga më ka mësuar se ai i cili godet i pari gjithmonë fiton.

Evropa po fle, Amerika është e përgjumur me shkresat ngjyrë rozë të cilat i dërgon Kristofer Hilli. Mendoj se janë përqendruar plotësisht në gjëra krejtësisht të kota si probleme. Nuk është problem Asociacioni i Komunave Serbe sepse edhe nëse vjen Asociacioni i Komunave Serbe, parimet dhe mënyra e mendimit dhe veprimit gjeopolitik, interesimeve personale të cilat i ka Aleksandër Vuçiqi ndaj Kosovës, nuk kanë për t’ia ndërruar mendimin atij. Kur nuk ndryshon mendimi, nuk ndryshon as veprimi. Ky është problemi dhe është problem se opozitat tjera këtu në Serbi ndjekin këtë linjë të kundërshtimit më të vogël. Askush nuk do të pranojë të vërtetën dhe nuk do të ballafaqohet me problemin drejtpërdrejtë. Të gjithë shkojnë rreth e përqark, shikojnë pikët politike dhe përfitimin personal”,-tha Sanduloviç.