Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Politikani serb gjobitet për mos regjistrim të veturës dhe mos zbatim të urdhrave policorë

 
   

Policia e Kosovës sot ka shoqëruar në stacionin policor politikanin dhe propaganduesin serb, Aleksandër Arsenijeviq.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani ka thënë për KosovaPress se Arsijeneviq, i cili është kryetar i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa Serbe”, është shoqëruar në stacionin policor pasi nuk ka zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe kishte veturën pa regjistrim.

“E kemi shoqëruar deri në stacion, ku i janë dhënë dy tiketa – njëra për moszbatim të urdhrave të policit e tjetra për mungesë regjistrimi të automjetit.

I janë konfiskuar targat dhe i njëjti është liruar”, ka thënë Elshani.