Mospjesëmarrja e qytetarëve serbë në procesin e votimit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në veri të Kosovës është pjesë e një skenari të ndërmarrë nga Serbia.
Kështu ka vlerësuar politologu, Fidan Ukaj, i cili ka përmendur si shembull iniciativën për nënshkrimin e qytetarëve për shkarkimin e kryetarëve me 20% të votave, duke thënë se nga ajo iniciativë kemi arritur në një fazë finale që tani po bojkotohet.
Ndërkaq, Ukaj dorëheqjen e Listës Serbe nga procesi votues në fazën finale e ka vlerësuar si një tjetër shenjë e këtij skenari.
“Tani kur jemi në finale e pamë dorëheqjen e Listë s Serbe nga procesi votues, mendoj që gjithçka ka qenë një skenar që me bojkotu ose me dështu sipas Udhëzimit Administrativ në procesin votues në katër komunat veriore, që më pas me shpresë n e tyre që presioni ndërkombëtare do të rikthehet ndaj institucioneve të Kosovë s që të japin dorë heqje kryetarë t e komunave dhe të mos përfundoj procesi votues por të ndodhë me dorëheqje dhe të shkohet në proces zgjedhor”, ka deklaruar ai në Tv Dukagjini.
Politologu ka theksuar se Serbia mund të ketë përdorur bojkotin ose ndërhyrjen në procesin votues në katër komunat veriore të Kosovës si një mjet për të shkaktuar dorëheqjen e kryetarëve të komunave.
Ai ka shtuar se ka besim se procesi i votimit do të dështojë dhe se Lista Serbe ka shpresën se faktori ndërkombëtar do të rikthejë presionin ndaj institucioneve të Kosovës për të detyruar dorëheqjen e kryetarëve dhe më pas të organizohet një proces zgjedhor i ri.
“Lista Serbë në finale u tërhoqën… sipas të gjitha gjasave ky proces votues do të dështojë , ata kemi me i dëgju arsyetimet e tyre duke i akuzu institucionet për pamundësi si. Ata kanë shpresë që faktori ndërkombëtarë do ta rikthej presionin ndaj institucioneve të Kosovë që me i detyru të japin dorë heqje dhe me pas të kemi proces të ri zgjedhor por assesi jonë suaza të Udhëzimit Administrativ”, ka deklaruar Ukaj.