Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Polonia miraton projektligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve në kufi me Bjellorusinë

Ligjvënësit polakë kanë votuar të premten për miratimin e një projektligji që ua bën më të lehtë forcave të sigurisë që të përdorin armë në kufirin Poloni-Bjellorusi.

Publiku e ka mbështetur këtë projektligj, mirëpo kritikët kanë thënë se është në kundërshtim me të drejtat e njeriut.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Polonia është përballur me rritje të numrit të migrantëve qysh prej vitit 2021.

Si Varshava, ashtu edhe Bashkimi Evropian, vlerësojnë se Bjellorusia dhe Rusia janë duke orkestruar krizën, duke nxitur migrantët prej Lindjes së Mesme dhe Afrikës, që të nisen në kufi me Poloninë.

Situata është bërë tragjike në qershor, kur një ushtar polak është therur me thikë dhe ka vdekur në zonën me gjemba.

Projektligji i ri do t’iu mundësojnë forcave të sigurisë që të përdorin forcën, përfshirë armët e zjarrit në kufi, në rastet e situatave emergjente./rel