Veprimtari i LDK-së, Halil Geci thotë se Roli i Kishës serbe është vazhdimësi e viteti 1884 e deri më sot, dhe kjo u pa më 24 shtator.
Ai thotë se gjatë të gjitha luftërave që i kanë filluar serbët frymëzues dhe mobilizus për gjenocide ishin klerikët ortodoksë, ata që së pari i bekonin nisjet kriminale paramilitare, pastaj vazhdonin vrasjet dhe shpërnguljet e shqiptarëve duke i kthyer objektet e kultit shqiptar në kasaphane dhe logjistikë, si dhe depo armësh.
Ai thotë se një shembull në manastririn e Deviçit në Llaushën e Drenicës me 1912 Popi serb i ka mbytur me stupc 12 persona që sipas tij, i ka quajtur pari të Drenices brenda në manastirit aty ku bëheshin lutjet fetare….!
“Prandaj duhet ta dinë shqipetarët se Evropianët e kanë ditur dhe e dinë se kjo çka ka ndodhur më 24 shtator është vazhdimësi e shtetit serb në të gjitha luftërat pushtuese që i ka bërë Serbia që nga viti 1878, 1912, 1919 dhe 1999), të përcjella me dëshmi dhe fakte gjenocidi. Shtrohet pyetja çfarë pritet pas 24 shtatorit nëse dialogu vazhdon me dy mercenarët Europian dhe kriminelin Vuçiq i cili përgaditi fajësinë dhe udhëheqi akte terroriste mbi një shtet tjetër, dhe në vazhdimësi thotë se kurrë nuk do ta njoh Kosovën?”, thotë Geci.
Tutje, ai mendon se, bisedimet duhet të ndërpriten derisa Evropa t’i ndërron negociatorët dhe derisa Serbia të futet nën sanksione të ashpra nga perëndimi…!?
“Krejt ajo çfarë duhet të bëjnë shqiptarët duhet të bashkohemi si komb e së paku si Kosovë të veprojmë me një veprim, këmbëngulës karshi politikës hegjomeniste e vrastare që po bënë në vazhdimësi Beogradit gati që dy shekuj në përputhje me interesat e Rusisë për ruajtjen e sferave të interesit në rajon. Serbia nuk do të ketë të ndalur, Europa se ndalon por e përkrah në vazhdimësi, shqiptarët duhet të qëndrojmë të bashkuar që t’i rezistojmë tradhtive Europiane dhe mercenarëve të brendshëm!”, thotë ai.
“Evropianëve duhet tua bëjm me dije se pa ndihmën dhe miratimin e vet juve Europianve sllavet ortodoks nuk do kishin mundur ta pushtonin dhe zhduknin pjesët dërmuse të tokave shqiptare mbi të cilat sot jetojnë 4 shtete skllavo-ortodokse. Prandaj sot është koha që të bashkohemi në mendime dhe qëndrime e t’i themi stop aneksimit të tokave Ilire! Prandaj nëse nuk bashkohemi si komb jemi të mbaruar dhe pikë”, përfundon Halil Geci.