Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Potera: Në doracakun e MASHT-it për “Edukimin Seksual” ka probleme në përkthim

 
   

Drejtori i Institutit Pedagogjik të Kosovës, Ismet Potera ka thënë se doracaku i MAShT-it ka probleme me përkthim.

Ai tha se ajo që e shqetëson më shumë atë është pjesa e gabimeve gjuhësore sesa përmbajtja.

“Unë mendoj që shumica prej këtyre materialeve ishin të përkthyera nga gjuhët tjera dhe të përkthimet kanë ndodhur gabimet. Ajo që më tepër më shqetësoj është pjesa e gabimeve gjuhësore që kishte më bollëk sesa përmbajtja. Ndërsa përmbajtja nuk është asgjë e kontrabanduar në këtë, por burojnë nga rezultati i të nxënit për fushën shëndeti dhe mirëqenia për të cilën janë pjesë e kurrikulës së Kosovës… E mirë e kësaj që gabimi të përmirësohet është se ky material nuk bie në dorën e nxënësve asnjëherë, por në dorën e mësimdhënësve. Madje lënda edukimi seksual nuk është lëndë në shkolla është lëndë me zgjedhje nëse shkollat paraqesin interesim”, ka thënë ai.

Doracaku në të cilën parashihet edukimi seksual dhe shëndeti riprodhuese i bërë në vitin 2023 ka ngjallur reagime të shumta. Pasi në këtë doracak parashihet që nxënësit e shkollave fillore për 5 minuta të ketë të drejt prekjen e shokut/ shoqes së klasës  në të gjithë trupin.

Ndërsa  MAShT deklaron se nuk ekziston një kurrikulë e veçantë për këtë temë, as tekste shkollore që e trajtojnë atë siç është raportuar.

Në një njoftim për media, MAShTI sqaroi se edukimi seksual trajtohet si një çështje ndërkurrikulare në kurrikulën arsimore të Kosovës dhe përfshihet në lëndë të ndryshme mësimore nga perspektiva shkencore, shëndetësore dhe shoqëroro-kulturore, për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë nga rreziqet që mund të dëmtojnë shëndetin e tyre.