Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pozhari: Duket se SHBA-ja ende nuk është e gatshme të ketë një presidente grua

 
   

Analisti Xhevdet Pozhari, ka thënë se zgjedhjet e 5 nëntorit kanë dëshmuar se SHBA-të ende nuk janë gati për një presidente grua.

Pozhari ka thënë se për Trump ka qenë shumë më e lehtë fitorja me kundërshtare të tij, Harris.

“Unë nuk kam pritur që të jetë një diferencë kaq e theksuar, siç ishte kësaj radhe…Po del që Trump e ka pasur me të lehtë garën, pasi siç duket SHBA-të ende nuk janë të gatshme të kenë një presidente grua –  të paktën përvoja e deritanishme ka dëshmuar se më të prirë janë ndaj presidentëve burra“, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nuk pret se kjo qeverisje të këtë shumë dallime nga ajo e para.

Kandidati republikan Donald Trump u zgjodh presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, duke shënuar një rikthim të jashtëzakonshëm.

Ai me një diferencë të madhe votash ka lënë prapa kandidaten e demokratëve, Kamala Harris.

Donald Trump pritet të inaugurohet për një mandat të ri më 20 janar të vitit 2025.