Dihet që ndër problemet te gratë shtatzëna është gjumi, sidomos në muajt e fundit përpara lindjes.
Por, ka disa pozicione të cilat ndihmojnë për një gjumë të qetë.
E fjetura përmbys
Nëse keni fjetur në bark përpara shtatzënisë, mund të vazhdoni të flini në këtë pozicion në muajt e parë të shtatzënisë.
Sidoqoftë, pas tremujorit të parë, thjesht nuk do të jeni në gjendje të shtriheni më përmbys edhe për shkak të barkut, prandaj shijoni gjumin në këtë pozicion në 3-mujorin e parë.
Fjetja në njërën anë
Ky është pozicioni më i sigurt për ju dhe foshnjën. Mundëson rrjedhjen e mirë të gjakut dhe nuk ushtron presion në organet e brendshme.
Këshilla për një gjumë më të mirë gjatë shtatzënisë
– Vendosni jastëkë pas jush për të mos e lejuar rënien në shpinë.
– Shumë nëna e kanë më të rehatshme të vendosin një jastëk mes këmbëve pasi i mban këmbët paralelisht dhe mbështet ijet, legenin dhe shpinën.
– Nëse vuani nga urthi gjatë natës, vendosja e jastëkëve shtesë në kokën tuaj do t’ju ndihmojë shumë.
Shmangni pozicionin në shpinë
Fjetja në shpinë gjatë shtatzënisë nuk është aq e sigurt si më parë, pasi pesha e foshnjës dhe barku bën presion në organet tuaja të brendshme, duke shkaktuar vështirësi në rrjedhjen e gjakut në placentë.
Kjo është arsyeja pse zgjedhja e një pozicioni të ndryshëm të gjumit është më e sigurt për nënën dhe fëmijën e saj.
Tags: kujdesiShendetishtatzënia