Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Pozicioni i duhur i gjumit për tretje të mirë

Darka është vakt që duhet ngrënë minimalisht 3 orë përpara gjumi, në mënyrë që të kalohet një natë e qetë. Darka e rëndë mund të paraqesë probleme me gjumin gjatë natës.

Ngrënia para gjumit mund të shkaktojë shumë probleme dhe të pengojë pushimin e merituar gjatë natës.

Nëse hani ushqime pikante ose të yndyrshme me gjasë do të përballeni me zgjim të shpeshtë gjatë natës.

Pozicioni i fjetjes është aspekt i rëndësishëm i rehatisë së natës, veçanërisht për njerëzit që kanë probleme me tretjen.

Pra nuk duhet të hani ushqim tre orë para gjumit. Ky orar i jep mundësinë trupit të tresë ushqimin me ritmin e vet dhe të përthithë të gjithë ushqyesit e nevojshëm.

Nëse vuani nga urthi, ekspertët këshillojnë që ta mbani kokën ngritur në mënyrë që graviteti të zvogëlojë dhimbjen dhe parehatinë që shkakton ai.

Fjetja me kokën e ngritur pengon aciditetin e stomakut në rrugëtimin e tij drejt ezofagut, që është edhe pikënisja e këtij problemi.

Studimet tregojnë se të fjeturit në anën e majtë pengon simptomat e urthit gjatë natës, ndërkohë që fjetja në anën e djathtë shton parehatinë që shkakton urthi dhe aciditeti.

Nëse nuk arrini të flini në anën e majtë, vendosni një jastëk që do ju pengojë të rrotulloheni në anën e djathtë.

Fjetja përmbys mund të përmirësojë tretjen por vetëm për pak kohë sepse më pas ky pozicion shkakton harkim të shpinës, sidomos nëse dysheku nuk është cilësor. /Agroweb