Në seancën e Kuvendit të Kosovës po diskutohet rekomandimi i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për shkarkimin e kryesueses dhe anëtarëve të Bordit të Komisionit për Pavarur për Miniera dhe Minerale.
Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri tha se shkarkimi i tyre është një hakmarrje, pasi nuk kanë qenë në “pullë” të Qeverisë.
“Rekomandim që në fillim na njoftoi se si procedurë nuk është në rregull. U trajtua nga Muja arsyeja e shkarkimit. Dua te iu them dy momente të rëndësishme që ka pas ky Kuvend.
Qeveria për një vit nuk ka arritur të sjell rekomandimet e personave me integritet siç i kanë quajt. Kur është emëru ky bord, ka pas lavdatë publike për këta persona që sot janë për shkarkim para Kuvendit. Pyetja për kolegët e mi të VV-së. Çka ka ndryshu…E shoh këtë veprim të papërgjegjshëm, thjesht një hakmarrje ndaj njerëzve që nuk kanë ushtru detyra funksion dhe nuk kanë qenë në pullë të Qeverisë”, tha Tahiri.