Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Pranvera, stina e lumturisë së njerëzve

Pas muajve të gjatë, të errët të dimrit, pranvera është fjalë për fjalë një frymë e ajrit të freskët. Ditët bëhen më të gjata, netët bëhen më të shkurtra dhe më të ngrohta.

Është stina që të gjithë e duam, diell, ngjyra dhe kopshte të lulëzuara ngado vijnë së bashku me sezonin e pranverës. Jemi në stinën më të bukur të vitit dhe në ju zbulojmë pse kjo stinë është kaq e veçantë, dhe disa arsye pse na bën mirë në këtë stinë.

Rrezet e diellit– Pas dimrit të ftohtë dhe të zymtë, dielli i ngrohtë pranveror vjen si për të zgjuar buzëqeshjen e shpirtit. Jo vetëm që dielli ndriçon, por në të vërtetë ndjeni ngrohtësinë e fortë të topit të madh të verdhë në qiell. Kjo do të thotë vetëm një gjë – nuk ka më xhaketa të rënda, por një pallto shumëngjyrëshe e lehtë ju pret në veshjet tuaja!

Temperaturat perfekte– Pranvera vjen në mes të dy stinëve ekstreme të motit – dimrit të ashpër dhe verës të ndezur. Kjo është arsyeja pse ky sezon I mrekullueshëm na sjell temperaturat ideale për të ndjekur aventurat të ndryshme në natyrë dhe ende të gëzojmë mbrëmje jo shumë të nxehta nën batanijet e gëzofit.

Shumë orë diell në një ditë– Falë ekuinoksit pranveror, ne jemi në gjendje të shijojmë ditë më të gjata dhe net më të shkurtra. Kjo është arsyeja pse pranvera është një sezon i përsosur për të filluar një projekt të ri. A keni menduar ndonjëherë të krijoni kopshtin tuaj? Kjo është koha ideale të bëni këtë gjë.

Lule kudo– Pas dimrit të gjatë dhe të zymtë, pranvera shpërblen pritjen tonë me lule verbuese! Gjithashtu pemët kanë një pamje të freskët, të gjelbër dhe plot lulëzim.

Flladi i freskët– Çfarë do të jetë pranvera pa flladin e saj energjik dhe freskues që ndriçon humorin në një milisekonda? Lërini dritaret tuaja të hapura për ta lejuar këtë rrjedhë të ngrohtë të ajrit dhe për të rifreskuar edhe shtëpinë tuaj.

Stërvitje- Kush ka përdorur justifikimin e motit për të lënë anash stërvitjen, tani është koha e duhur për t’u kushtuar vëmendje aktiviteteve fizike në natyrë. Në pranverë dielli i ngrohtë do t’ju stimulojë të dilni nga shtëpia dhe të ushtroni disa orë vrap apo aktivitete të tjera sportive.

Koha ideale për të pastruar-Në këtë sezon, çdo gjë duket sikur zgjohet. Me shkëlqimin e diellit, ajri i freskët dhe motivimi që vjen; pastrimi i shtëpisë bëhet me kënaqësi. Pastërtia në pranverë bëhet prioriteti juaj. Në fund të fundit nuk do të ndjeni të ftohtin e ujit apo të dridhurat e dimrit teksa pastroni ambientin e shtëpisë brenda dhe jashtë.

Udhëtimet në natyrë– Me ardhjen e sezonit të pranverës të gjithë duan të shijojnë natyrën dhe bukurinë që na ofrojnë vendet e ndryshme. Për këtë arsye shumë njerëz zgjedhin të udhëtojnë pikërisht në këtë stinë, kjo jo vetëm për të shijuar pamjen e bukur të vendeve të veçanta, por edhe për nisur një aventurë të re. Nga pamjet e bukura të maleve për të rizbuluar një peizazh pranë liqenit, këto udhëtime me siguri do të bëhen kujtime të me të vlefshme për jetën!

Ushqimi– Niseni ditën me perime: Mëngjesi është një vakt i rëndësishëm, ku duhet të përfshini perimet me anë të të cilave do të përfitoni një sërë vlerash ushqimore dhe shëndetësore. Doza ditore e duhur e perimeve është 2 deri në 3 filxhanë çaji në ditë. Përpiquni t’i përfshini perimet në omletë. Të përgatisni paninë me domate dhe tranguj, të hani domatet me fasule të grira, ose provoni avokado të grirë e të përzier me vaj ulliri. Ushqimet më të mira për t’u konsumuar në këtë stinë janë spinaq, fasule, vezë, speca, panxhar, patate të ëmbël, kos, kanellë dhe arra. /Albinfo.ch