Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit në Tiranë, Antony Blinken.
Në pamjet shihen momentet nga mbërritja e avionit në Rinas dhe deri në largimin e Blinkenit.
Kryeministri Rama publikon pamjet edhe brenda zyrës së tij, ku shihet që me sekretarin Blinken kanë shkëmbyer edhe dhurata.
“Mirëmëngjes dhe me disa momente në para e prapaskenë me Sekretarin e Shtetit, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.