Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Prej vitesh në CIA e FBI, ish-oficerja tregon shtatë gjërat që nuk do ta linte kurrë vajzën e saj t’i bënte

Një ish-oficere e CIA-s dhe agjente e posaçme e FBI-së, ka treguar shtatë gjërat që nuk do ta linte kurrë vajzën e saj tetëvjeçare t’i bënte, duke pasur parasysh profesionet e saj të së kaluarës.

Tracy Schandler Walder, 44 vjeçare, nga Teksasi, ka punuar më parë si oficere e operacioneve të stafit në Qendrën Kundër Terrorizmit të CIA-s, dhe si agjente speciale në zyrën në terren të FBI-së, në Los Angjelos.

Në një video të fundit, Schandler Walder renditi disa nga masat paraprake që ajo merr si prind dhe ish-spiune. Së pari dhe më kryesorja, ajo tha se nuk do ta linte vajzën e saj të shkonte në kamp për të fjetur, sepse mendon se vajza e saj është shumë e re.

Më tej ajo vazhdoi të tregojë se nuk ka armë në shtëpinë e saj, pavarësisht se ajo ka punuar në CIA dhe FBI, duke thënë: “Është thjesht diçka që unë zgjedh të mos e bëj”.

“Unë gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë mbyll të gjitha ilaçet e mia dhe alkoolin tim,” vazhdoi ajo.

Kur arriti të gjëja e katërt që bën për të mbrojtur vajzën e saj, ajo tha se: “Unë gjithmonë hulumtoj në Google të gjithë mësuesit që ajo ka, çdo mësues apo trajner që është në jetën e saj”, tha ajo. Duke vazhduar listën e saj, ajo tha se nuk do ta linte vajzën e saj ‘të shkonte dhe të kthehej vetë në shkollë’.

“Unë gjithashtu nuk do ta lija të përdorte banjën në një restorant apo në ndonjë vend publik vetëm. Unë shkoj gjithmonë me të”, shtoi ajo.

Në fund, nëna e përfundoi videon e saj duke thënë se vajza e saj është gjithashtu në një moshë ku “nuk e lë të luajë pa mbikëqyrje pa praninë e një të rrituri”.

Schandler Walder ishte studente në Universitetin e Kalifornisë Jugore kur ajo u rekrutua nga CIA në një panair pune. Pas largimit nga CIA, ajo u bë një agjente speciale e FBI-së.

Shumë komentues e lavdëruan atë për këshillat e sigurisë që ajo ndau në videon e saj të fundit, dhe disa shtuan se ata marrin masa të ngjashme me fëmijët e tyre.