Juristja e mediave Flutura Kusari, ka vizituar familjen e Liridona Ademajt, në nder të festës së Fitër Bajramit.
Ajo ka treguar se është takuar me nënën dhe vëllain e Liridonës, e cila u vra më 29 nëntor të vitit të kaluar.
Sipas Kusarit, nëna e të ndjerës nuk e beson ende që nuk i jeton e bija, pasi mendon se është ende në Suedi, përcjell Bota sot.
“Bajrami i parë pa Liridona Ademajn, grua, vajzë, nënë, e vrarë brutalisht.
Nana e saj m’tha sot: ende spo më besohet që nuk e kam ma, pres që m’thirrë në telefon… kaniherë m’doket që është në Suedi…
Vetëm drejtësia e shpejtë, pa gabime, profesionale dhe pa ndërhyrje mund t’ia lehtesojë dhimbjen familjes së Liridonës.
Leonardi vazhdon me qenë shembull i një djali të ri 24 vjeçar dhe shembull se si një tragjedi kaq të rëndë e ka përballu me dinjitet dhe maturi të jashtëzakonshme.
Drejtësi për Liridona Ademajn!”, ka shkruar Kusari në një postim në Facebook