Komuna e Preshevës e cila drejtohet nga Shqiprim Arifi, rrezikon të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, nëse seanca e Kuvendit Komunal e paraparë të mbahet sot dështon
Kjo seancë ishte planifikuar të nisë nga ora 09:00 e mëngjesit por deri në mesditë nuk ka filluar.
Mundësinë e zgjedhjeve të reja në këtë komunë e ka paralajmëruar edhe Driton Salihu, ish – anëtar i Partisë së Shqipërim Arifit.
“Sot me 23 tetor bëhen 3 muaj kur është mbajt seanca e fundit e Kuvendit komunal, dhe sipas ligjit, nëse kalojnë 3 muaj dhe nuk mbahet seancë, Presheva mbetet pa pushtet dhe shkon në organ të përkohshëm. Zgjedhje të reja, Kjo pritet të ndodh sot”, ka shkruar ai në Facebook.
Komuna e Preshevës që tre muaj nuk ka mbajtur seancë dhe sot është afati i fundit për mbajtjen e saj, për të shpëtuar shpërbërjen e Kuvendit Komunal.
Arsyet e dështimit të mbajtjes së seancave janë për shkak të bojkotit nga partitë opozitare , Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike Shqiptare.
Ligji në fuqi parasheh që nëse për tre muaj nuk mbahet asnjë mbledhje e asamblesë, komuna shkon në zgjedhje, ose krijohet një organ i përkohshëm për gjashtë muaj./teve1.info/