
Ka ndërruar jetë gruaja e cila u plagos më 8 mars nga të shtënat me armë nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut pranë pikës pagesore në Preshevë.
30-vjeçarja V.J. ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare në Nish, shkruan Blic. Më 8 mars ajo ndodhej në veturë me targa të Maqedonisë së Veriut, transmeton Klankosova.tv.
Në veturë ishte edhe shtetasi i Maqedonisë së Veriut, në një moment pasagjerja doli nga vetura dhe nisi të ikë, me çrrastë burri doli dhe gjuajti disa plumba, ndërsa më pas vrau edhe veten.