2
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Bangladeshit, Mohammed Shahabuddin, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në mesazhin e tij, Presidenti Shahabuddin ka vënë në dukje zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve dypalëshe midis Bangladeshit dhe Kosovës gjatë viteve të fundit, duke theksuar rritjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.
Presidenti Shahabuddin ka shprehur bindjen e tij se marrëdhëniet midis dy shteteve do të vazhdojnë të forcohen dhe të zhvillohen në vitet në vijim, duke kontribuar në përfitimin e ndërsjellë të qytetarëve.