Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Presidenti i Koresë së Jugut thotë se do të tërheqë vendimin për gjendjen e luftës

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, tha se do të tërheqë vendimin e tij për shpalljen e gjendjes së luftës, pas takimit të kabinetit, që pritet të mbahet brenda orësh.

Më herët gjatë 3 dhjetorit, gjatë një adresimi televiziv, ai njoftoi se kishte shpallur gjendje lufte, duke e akuzuar opozitën se është “forcë antishtetërore” dhe duke thënë se po vepronte për të mbrojtur vendin nga “kërcënimet” që paraqet Koreja e Veriut.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Tri orë pas vendimit të presidentit, Parlamenti votoi për heqjen e vendimit për shpalljen e gjendjes së luftës, teksa kryetari i Parlamentit, Woo Won Shik, deklaroi se vendimi për shpallje të gjendjes së luftës “është i pavlefshëm”, duke shtuar se ligjvënësit “do ta mbrojnë demokracinë së bashku me njerëzit”.

Veprimi befasues i presidentit riktheu në kujdese një epokë udhëheqësish autoritarë që vendi nuk e ka parë që nga vitet 1980, dhe u refuzua menjëherë nga opozita dhe lideri i partisë së Yoon.

Policia dhe personeli ushtarak u panë duke u larguar nga ambientet e Kuvendit pasi Woo bëri thirrje për tërheqjen e tyre.

Lee Jae-myung, kreu i Partisë Demokratike Liberale, e cila mban shumicën në parlamentin prej 300 vendesh, tha se ligjvënësit e partisë do të qëndrojnë në sallën kryesore të Kuvendit derisa Yoon të heqë zyrtarisht urdhrin e tij./AP