Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Presidenti i Shqipërisë në vizitë zyrtare në Mal të Zi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka nisur sot një vizitë zyrtare 2-ditore  në Mal të Zi.

Ndalesa e tij e parë ishte në qytetin e Tuzit, ku u prit nga qytetarët në sheshin ku qëndron busti i Skënderbeut.

Ai do të pritet nga homologu i tij i Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

Në axhendë të tij parashihet gjithashtu vizita në komunën e Ulqinit dhe Gucit, ku parashihen takime me përfaqësuesit politikë të të gjithë shqiptarëve në Parlamentin e Malit të Zi.