Presidenti kroat i Bosnjës dhe Hercegovinës, Zeljko Komsic ka kritikuar politikat e fundit amerikane dhe europiane në Ballkan, sipas të cilit, po punohet për ndikim kroat, serb dhe shqiptar, duke anashkaluar popujt më të vegjël malazez, boshnjak e maqedonas, përcjell botasot.info, lajmin e Der Standard.
“Në Ballkan janë përfaqësues tre persona të nacionalizmit të madh. Në Serbi është Aleksandër Vucic me idenë e “botës serbe” dhe “Ballkanit të Hapur”, si dhe në Shqipëri është Edi Rama me idenë e Shqipërisë së madhe, kurse në Kroaci është në pushtet partia HDZ me idenë pak a shumë të Kroacisë së madhe,” tha Komsic në intervistën e medias austriake. “Çmimin për këtë e paguajnë Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina.”
Më tutje Komsic ka lavdëruar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, i cili kundërshton idetë e tilla, përkundër presioneve të mëdha nga jashtë.
“Por të gjithë bëjnë një gabim, pasi Kurti nuk është i korruptuar, andaj është edhe i pashantazhueshëm. Ai njëherë u rrëzua nga i dërguari i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, por përsëri Kurtin e deshte populli dhe u kthye me fitore edhe më bindëse. Ai shumë mirë ju përgjigj kryeministrit Edi Rama për Asocacionin e Komunave Serbe në Kosovë: jepjani atë statut Vucicit për ta implementuar në Serbi për komunat shqiptare në Luginën e Preshevës,” tha Komsic.
Në fund Komsic thotë se është shumë naïve politika perëndimore kur mundohet ta merr me të mirë Vucicit që ta largojë nga Rusia.
“I dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, me deklaratat e tij më duket njëlloj si me deklaratat e ambasadorit rus në Bosnjë e Hercegovinë. Si ka ardhë deri këtu që dy këto persona të flasin me këtë gjuhë të ngjashme?, pyet retorikisht në fund Komsic./BS