Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq është shprehur sot e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pavarësisht se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ia dërguar një letër pesë faqëshe.
“E mbështes anëtarësimin e Kosoves në Këshill të Evropës, pavarësisht se Vuçiq ma ka çuar një lëtër 5 faqëshe. Por kjo është kështu, është politikë e Kroacisë, nuk do të ndryshojë asgjë”, ka thënë Milanoviq.
Po ashtu, ai ka thënë se e mbështet edhe rezolutën për Srebrenicën që pritet të votohet në OKB.
Tutje, kreu i shtetit kroat i pyetur nga gazetarët për raportet me vendet fqinje dhe të rajonit ka folur edhe për marrëdhëniet me shqiptarët.
“Me shqiptarët gjithmonë do të jemi të afërt dhe miq, pa qëllime për t’u prishur me Serbinë”, ka thënë ai.
Këto komente Milanoviq i ka bërë të mërkurën teksa ka hedhur votën në zgjedhjet parlamentare të cilat sipas rezultateve preliminare të publikuara sonte i ka fituar HDZ’ja( Unioni Demokratik Kroat), e Kryeministrit aktual Andrej Plenkoviq, por jo me vota të mjaftueshme për ta formuar e vetme qeverinë atje.