Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Presidenti rumun konfirmon kandidaturën për udhëheqje të NATO-s

Presidenti rumun Klaus Iohannis, ka se ka vendosur të kandidojë për udhëheqjen e NATO-s, pozitë kjo për të cilën shumë vende anëtare e mbështesin kryeministrin holandez në largim, Mark Rutte, raportoi Reuters.

Gjatë muajit shkurt, Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca dhe Gjermania kanë shprehur mbështetjen për Rutten për ta pasuar Jens Stoltenbergun si kreu i NATO-s, duke e vënë atë në pozicion të fortë për ta fituar udhëheqjen e Aleancës Veriatlantike.

“Ka ardhur koha që vendi ynë të marrë përgjegjësi më të madhe brenda strukturave drejtuese euroatlantike. Mendoj se NATO-ja duhet ta rishikojë pikëpamjen e saj për misionin që e ka. Evropa Lindore ka kontribut të çmuar në bisedimet dhe vendimet e NATO-s. Me një përfaqësim të balancuar, të fortë dhe me ndikim nga ky rajon, Aleanca do të jetë në gjendje të marrë vendimet më të mira për t’iu përgjigjur të gjithëve nevojave dhe shqetësimeve të shteteve anëtare”, ka thënë ai para gazetarëve.

Udhëheqësit e NATO-s emërohen me konsensus, që do të thotë se të gjithë anëtarët duhet të pajtohen për vendimin përfundimtar. Aleanca ka 32 anëtarë pas pranimit të fundit të Suedisë.