
Përderisa në Riad u mbajt takim mes palës amerikane dhe asaj ruse për të diskutuar për fatin e mëtejshëm të shtetit ukrainas, pala ukrainase nuk kishte marr ftesë për këtë takim.
Në vend të kësaj, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, është takuar me presidentin e Turqisë, Erdogan, kjo si pjesë e vizitave që ai planifikon të bëjë në Lindjen e Mesme.
Pas takimit ata kanë dhënë deklarata për media ku i kanë komentuar zhvillimet që po ndodhin në Riad.
Presidenti ukrainas ka thënë se, “unë jam i bindur se për Ukrainën dhe për rajonin tonë, për Evropën, është kritike që çdo negociatë për t’i dhënë fund luftës të mos ndodhë pas shpinës së palëve kyçe të prekura nga agresioni rus.”
Edhe presidenti turk, është shprehur i gatshëm të marr rolin e ndërmjetësuesit në takimet e ardhshme.
“Theksova se do të ofrojmë të gjitha llojet e mbështetjes që procesi i negociatave të përmbyllet me një paqe të përhershme”, tha ai./teve1/