Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen të hënën pritet të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Sipas një njoftimi për media, Osmani do e pres në takim presidenten e Komisionit Europian nga ora 13:15, përderisa një orë më vonë von der Leyen do të takohet edhe me kryeministrin Kurti.
Von der Leyen sot ka nisur një vizitë katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Kjo vizitë u bë me qëllim që të diskutohet bashkëpunimin dypalësh dhe veçanërisht për t’u prezantuar më në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Presidentja von der Leyen, sipas agjendes sot është takuar me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në Shkup.