Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka arritur të dielën në Tiranë, për Samit i Procesit të Berlinit, i cili mbahet të hënën.
Ajo përmes një postimi në platformën X, ku ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se ky vend është në rrugë të mirë drejt anëtarësimit.
“Nisja e vizitës sime në Shqipëri me një takim të mirë me presidentin Bajram Begaj. Zgjerimi është në krye të prioriteteve tona dhe Shqipëria është në rrugën e duhur. Ne duam që partnerët dhe fqinjët tanë të bashkohen dhe ta bëjnë Unionin tonë të plotë. Pra, nuk është çështja nëse, por kur”, ka shkruar ajo.
Ndërsa, Begaj ka shkruar se bashkëpunimi më i madh mes vendeve të Ballkanit Perëndimo dhe rritja e tregut ekonomik rajonal, do të ofrojë rajonin me Bashkimin Evropian.
Ai ka thënë se Shqipëria mbetët e përkushtuar për rrugën evropiane./teve1.info/
Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, agjenda e plotë