
Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, pas pritjes që i bëri presidentes Vjosa Osmani në Strasburg, tha se me të ka folur mbi urgjencën e deeskalimit të situatës në veri të vendit.
Ajo tha se duhet bashkëpunim dhe jo konfrontim.
“Qytetarët e Kosovës meritojnë progres, prosperitet dhe mundësi. Me presidenten Vjosa Osmani, theksuam nevojën urgjente për deeskalim dhe bashkëpunim, jo konfrontimit. Ne i dhamë liberalizimin e vizave dhe jemi gati për mbështetje të mëtutjeshme të rrugës europiane së Kosovës”, ka shkruar ajo në Twitter.
Osmani aktualisht është duke zhvilluar takime zyrtare në selinë kryesore të BE-së.