Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Presidentja e Sllovenisë mbështet Pahorin për t’u bërë përfaqësuesi i ardhshëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

 
   

Presidentja e Sllovenisë Natasha Pirc Musar mbështet përpjekjet e paraardhësit të saj Borut Pahor për t’u bërë përfaqësuesi i ardhshëm i BE-së për dialogun Kosovë Serbi. Kështu thuhet në një përgjigje nga zyra e saj për Agjencia Sllovene e Shtypit – STA.

Pirc para pak ditsh tha për Balkan Insight se Pahor është “i aftë të marrë këtë post” duke pasur parasysh përvojën e tij 17 vjeçare në poste të larta politike në Slloveni.

Ajo e cilësoi atë si një kandidat ideal, pasi siç tha ajo, sllovenët e dinë mirë situatën në rajon dhe nuk kanë motive të fshehura.

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor është përmendur si një nga personat që mund ta pasojë Miroslav Lajçakun në pozitën e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Tashmë është bërë e ditur se ai është duke përgatitur një draft-dokument lidhur me dialogun Kosovë–Serbi.

Pahor, ka folur edhe vetë për mundësinë që të zëvendësojë Miroslav Lajçakun në pozitën e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se do ta ofrojë planin e tij për vazhdimin e procesit.

Pahor ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur dhe se nëse do ta zëvendësonte Miroslav Lajçakun në pozitën e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, do ta ofrojë planin e tij për vazhdimin e procesit.

Ish presidenti slloven theksuar se dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur për shkak të mungesës së besimit.

Do të ofroj planin tim. Dialogu është në ngërç, ka mungesë besimi dhe ne duhet ta gjejmë mënyrën për të ecur përpara me besim më të madh”, ka thënë ai.