Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Presidentja Osmani e falënderon Carpenterin për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Kosovës

 
   

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pasur një darkë pune me Drejtorin për Evropën në Shtëpinë e Bardhë, Mike Carpenter.

Osmani tha se Carpenterin e falënderoi për kontributin dhe mbështetjen e tij të palëkundur për Kosovën.

“Në një darkë pune me Drejtorin për Evropën në Shtëpinë e Bardhë, Ambasadorin Mike Carpenter, e falënderova për kontributin e tij shumëvjeçar dhe mbështetjen e palëkundur për Kosovën e pavarur, sovrane dhe të integruar në strukturat euroatlantike”, shkroi Osmani.

E para e shtetit tash e disa ditë po zhvillon vizitë zyrtare në ShBA, ku është takuar me senatorë e kongresistë.