Avokati Ardian Bajraktari e ka lavdëruar prezantimin e Presidentes Vjosa Osmani në OKB.
Ai thotë se Presidentja Osmani bëri prezantim dinjitoz dhe e tha me zë se kush ishte viktima dhe kush agresori.
Sipas tij, prezantimi i Presidentes ishte prezantim i sakrificës sonë për liri në përballje me një regjim gjenocidal.
Postimi i plotë:
Znj. Presidente bëri prezantim dinjitoz në Këshill të Sigurimit të OKB-së
Le të thuhet hapur dhe me zë, kush ishte viktima dhe kush agresori, kush i shërbeu regjimit gjenocidal të Millosheviqit me prapagandë dhe jo vetëm.
Prezantimi i tillë është prezantim i sakrificës sonë për liri në përballje me një regjim gjenocidal.