Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e Liderëve të Komuniteti Politik Evropian, është shprehur se populli i Kosovës do të jetë mirënjohës për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Ndër të tjera, e para e vendit tha se kushdo që zgjidhet president i ShBA-ve, afekton në marrëdhënie, njofton Klankosova.tv.
“Normale se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i ShBA-ve do të afektojë, po ashtu edhe për marrëdhëniet me vendet tjera, por ky vendim është i popullit amerikan”, tha Osmani.
“Kosova ka qenë e bekuar që të ketë mbështetjen e Amerikës, ne u bëmë të lirë gjatë një presidenti demokratik, por u bëmë republikë gjatë një presidenti amerikan, dhe në çdo administratë kemi pasur mbështetjen maksimale”.
“Si ushtarët amerikanë, ashtu edhe ata britanikë po na ndihmojnë që të mbrojmë vendin tonë. Po vendosin jetën e tyre në vijë, së bashku me ushtarët tanë. Ne gjithmonë do të kemi mirënjohje të madhe për këto kontribute”, u shpreh e para e vendit, njofton Klankosova.tv.