Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Presidentja Osmani: Kosova organizoi zgjedhje në veri dhe plotësoi kushtet e BE-së, të hiqen masat e padrejta menjëherë

 
   

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pasi janë mbyllur kutitë e votimeve në veri.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se Kosova u dha qytetarëve të komunave të veriut mundësinë që t’i largojnë kryetarët aktual dhe t’i zgjedhin kryetarët e rinj.

Qytetarët në masë të madhe nuk e shfrytëzuan këtë mundësi. Për fat të keq, kjo kryesisht ndodhi për shkak të presionit të Beogradit, të ekzekutuar nga Lista Serbe dhe strukturat ilegale kriminale”.

Presidentja tha se edhe njëherë, Serbia kreu ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër.

Edhe njëherë, Vuçiqi shkeli fjalën që ua kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë”, shtoi ajo.

Por, Kosova sërish dëshmoi maturi, organizim e respektim të plotë të ligjeve e kushtetutës, duke ju ofruar të gjitha komuniteteve, pa dallim, mundësinë që ata të zgjedhin vetë se kush dëshirojnë t’i përfaqësojë”, ka shkruar tutje Presidentja.

Osmani ka falënderuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, institucionet e sigurisë, si dhe partnerët tanë për punën, përkushtimin dhe bashkëpunimin.

Me organizimin e procesit të sotëm, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga BE-ja. Masat e padrejta kundër Kosovës duhet të hiqen menjëherë”, ka përfunduar Osmani.