Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Presidentja Osmani: Kosova vazhdon ta mbështesë Ukrainën deri në fitore

 
   

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron në Dubrovnik të Kroacisë për Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore.

Ajo ka thënë se ashtu siç dështuan në Kosovë, forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë.

Postimi i plotë:

Agresori nuk duhet asnjëherë të shpërblehet me tokën e viktimës! Ashtu siç dështuan në Kosovë, Kroaci, Slloveni e Bosnje-Hercegovinë, forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë. Liria dhe demokracia gjithmonë do të triumfojnë!

Dje, para liderëve të tjerë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik, theksova se mësimet e së kaluarës na kujtojnë se akomodimi i agresorëve nuk sjellë kurrë paqe të qëndrueshme. Solidariteti ynë për popullin e Ukrainës është i rrënjosur thellë në vet përvojën e dhimbshme të popullit tonë. Prandaj, do të vazhdojmë të mbështesim të drejtën e popullit ukrainas për liri, për sovranitet dhe integritet territorial. Deri në fitore!