Presidentja Vjosa Osmani pritet t’i adresohet Kuvendit të Kosovës me fjalimin e saj vjetor më 15 dhjetor.
Lajmi është bërë i ditur nga Kuvendi i Kosovës përmes një postimi në Facebook.
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e paraparë për sot, nuk pati kuorumin e mjaftueshëm për vendimmarrje.
Në këto rrethana, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, konform kompetencave të tij kushtetuese dhe në konsultim me kryetarët e grupeve parlamentare, vendosi që Kuvendi të mblidhet në seancë plenare më 14 dhjetor, për të shqyrtuar për herë të dytë Projektligjin për ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2024.