
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitave në komunat e vendit, sot do të vizitojë komunën e Klinës, ku do të takohet me institucionet komunale, me qytetarë, si dhe do të vizitojë biznese e OJQ.
Në orën 12:00, Osmani pritet në takim nga kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj.
Në orën 12:40, Presidentja Osmani dhe kryetari Elezaj do të deklarohen për media.