Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet sot me ministrin e Jashtëm të Mbretësisë së Bashkuar, Lordin David Cameron.
Sipas një njoftimi nga Presidenca, takimi do të fillojë në orën 09:10.
“Në orën 09:10, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Lordin David Cameron”, njofton Presidenca.
Kujtojmë, se dje ai është takuar me kryeministrin ALibn Kurti dhe me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.