Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në mbështetje të Policisë së Kosovës, e cila po përballet me agresorët serbë që janë ngujuar në Manastirin e Banjskës,
Presidentja ka thënë se sot të gjithë jemi krah policisë së Kosovës, ndërsa ka falënderuar Policinë për aksionin dhe qëndresën.
Postimi i plotë:
Në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës.
Të gjithë bashkë me një mesazh:
Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë!
Faleminderit heronjve tanë në uniformë!
Kosova është e përjetshme! 🇽🇰