Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Presidentja reagon pas shpërthimit në Zubin Potok: Bandat kriminale serbe kanë humbur ҫdo betejë në Kosovë

 
   

Pas shpërthimit në Zubin Potok, ka reaguar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja shkruan se bandat kriminale serbe kanë humbur ҫdo betejë në Kosovë dhe do të humbin sërish.

Ajo shkruan tutje duke i bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të tregojnë qetësi dhe maturi, sepse përveç institucioneve tona, partnerët tanë ndërkombëtar të sigurisë menjëherë kanë ofruar ndihmën e tyre.

Postimi i plotë:

Bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës.

Do të humbin sërish, në përpjekjet e tyre qyqare për të sulmuar infrastrukturën jetike të Republikës sonë nëpërmjet akteve terririste. Mbrojtja e kushtetutshmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit dhe lufta e pakompromis ndaj ketyre elementeve kriminale janë jetike.

I ftoj qytetarët të vazhdojnë të tregojnë qetësi e maturi derisa institucionet tona po merren me hetimin e rastit dhe sanimin e dëmit me profesionalizmin më të lartë. Përveç institucioneve tona, partnerët tanë ndërkombëtar të sigurisë menjëherë kanë ofruar ndihmën e tyre edhe për sanimin e dëmit të shkaktuar dhe për furnizim me ujë e poashtu për hetim të ketij akti kundër shtetit e qytetarëve tanë.