Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Presidentja uron Krishtlindjen ortodokse: Qoftë kohë reflektimi, gëzimi e bashkimi…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjen për të gjithë besimtarët ortodoks në vend.

Përmes një postimi në “X”, Osmani u shpreh se kjo festë është kujtesë e fuqisë së dashurisë, solidaritetit dhe shpresës, që janë vlera që na bashkojnë dhe forcojnë si komunitet, shkruan IndeksOnline.

“Në këtë ditë festive, të gjithë të krishterëve ortodoksë u uroj paqe, harmoni dhe begati në shtëpitë e tyre. Kjo festë është një kujtesë e fuqisë së dashurisë, solidaritetit dhe shpresës—vlera që na bashkojnë dhe forcojnë ne si komunitet. Qoftë kjo një kohë reflektimi, gëzimi dhe bashkimi për të gjithë ata që festojnë. Gëzuar Krishtlindjet të gjithë besimtarëve ortodoksë!” u shpreh Osmani.