
E para e shtetit tha se Bieley punoi shumë në ndërtimin e lidhjeve dhe miqësove të qëndrueshme me Kosovën dhe e ndihmoi vendin tonë të bëhet një demokraci e fortë.
“Sot vajtojmë humbjen e një miku të madh të Kosovës, Jeff Bieley. Për më shumë se dy dekada, Jeff ia kushtoi punën e tij ndërtimit të miqësive dhe lidhjeve të qëndrueshme me Kosovën dhe për të ndihmuar vendin tonë të bëhet një demokraci të fortë. Trashëgimia e tij e mirësisë dhe përkushtimit do të vazhdojë. Pusho në paqe, Jeff”, shkroi Osmani në X.
Bieley ka qenë zëdhënës i OSBE-së, këshilltar i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP), zv. Shef i ICO-s për veriun, shef i Zyrës Politike të OSBE-së në Kosovë, etj.
Gjatë luftës në Kosovës, ai ka punuar si gazetar dhe raportues për media ndërkombëtare.