2
Banorët e Prevallës janë në hall. Nuk arrijnë të shkojnë në vilat e tyre, pasi rrugët që shpien deri te ky fshat i Prizrenit – janë vështirë të kalueshme.
Si pasojë se e reshjeve të dendura të borës që ka kapluar Kosovën, shtresa në këtë rrugë ka arritur deri në 1 metër pasi nuk janë pastruar fare.
Nga videot e dërguara nga banorët e kësaj ane, shihet se si disa vetura janë bllokuar në rrugë dhe nuk arrijnë të qarkullojnë.