Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Prezenca e tri brigadave serbe”, Sopjani: Gjasat që të depërtojnë në Kosovë janë minimale

 
   

Ish-inspektori i AKI-së, Shkelzen Sopjani ka thënë se nuk duhet t’i jepet shumë pompozitet deklaratës së ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci se tri brigada serbe janë shumë afër kufirit me Kosovën, duke përbërë një kërcënim për paqen dhe sigurinë.

Sopjani ka thënë se deklarata të tilla nuk duhet të jenë të përjavshme sepse mund të rritet panika te qytetarët por fokusi të jetë në forcimin e kapaciteteve të strukturave të sigurisë.

Sipas Sopjanit, probabiliteti është minimal që këto brigada të depërtojnë në Kosovë.

“Mos të ju jepet pompozitet këtyre gjërave me deklarata të përjavshme, meqenëse nuk është lajm më që ato brigada të jenë shumë afër kufirit me Kosovën. Në vend që të u jepet pompozitet prezencës së këtyre brigadave, strukturat tona të sigurisë të përgatiten në rast të ndonjë sulmi eventual ndonëse probaliteti është minimal që ato brigada të bëjnë depërtim në Kosovë”, ka deklaruar Sopjani.

Sipas tij, duhet të kompletohet plani 10-vjeçar për transformimin e FSK-së në ushtri të plotë dhe të punohet në rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes e të flitet më pak për prezencën e brigadave serbe.

“Në vend që të flitet kaq shumë për to, të ndërmerren veprime konkrete në përgatitjen e strukturave tona të sigurisë, të kompletohet plani 10vjeçar për transformimin e FSK-së në ushtri të plotë, të punohet në rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes, e të flitet më pak për prezencën e tyre. Mos ta mbajmë veten në gjendjen paniku”, ka vijuar ai.

Tutje, Sopjani ka thënë se Kosova nuk guxon të befasohet nga Serbia sepse ata po i shprehin ambiciet e tyre çdo ditë në hapësirat që i kanë teksa ka shtuar se prezenca e këtyre brigadave nuk duhet që të bëhet serioze.

“Ne nuk guxojmë të befasohemi nga Serbia, çdo sulm nga ta nuk është befasi. Ata i shprehin ambiciet e tyre në cdo hapësirë që u jepet”, ka theksuar Sopjani.