Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Prifti Arbëresh : Në Greqi ka rreth 900 Katunde Shqiptare

Arbreshët janë një fenomen dhe një popull krejt i veçantë në historinë njerëzore. Ruajtja e traditës shqiptare për shekuj me radhë është diçka që ka mahnitur të gjithë studiuesit dhe historianët që kanë njohur këtë popull.

Këtë e pohon edhe mysafiri special i Zonës B, Antonio Belushi, një abresh, prift ortodoks dhe studiues i shtrirjes shqiptare dhe gjenezës së saj. 82 vjeçari ishte i ftuar edhe në inaugurimin e Hashim Thaçit President.

Prifti arbëresh ka pohuar se në Greqi ka 900 katunde shqiptare. Këtë e bazon në një studim që e ka bërë vetë ai.

“Unë botova librin tim ku zbulova 900 katunde shqiptare në Greqi, unë e njohë mirë gjuhen greke, gjenezën e kemi atje. Shkova atje për 40 vjet me radhë”, thotë ai

Ndjenja kombëtare, lidhje me vëllezërit shqiptarë dhe arbëresh, njohja për Kosovën dhe personalitetet e saj, përkushtimi për kombin janë atributet që e karakterizojnë priftin Belushi, gjë që e dëshmoi në këtë intervistë të Zonës B.

Ai u shpreh falënderues edhe për pjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimit të zotit Thaçi President, ku spikati dy gjëra.

“Skëndërbeu sot në ceremoni mu duk i gëzuar pasi Kosova është Republikë dhe që ka një President të ri. Ajo që më impresionoi më shumë ishin edhe vargjet e Ali Podrimës aq poezi e bukur, Unë biri yt Kosovë. Ti je shqiptar je vëllai im, je kosovar je vëllai im. Kur ne arbëreshet takoheshim edhe pa u njohur përqafoheshim dhe thonim gjaku im i shprishur. Këtë vëllazërim shqiptar e shpërndava edhe në vendet tjera, në Kanada në New York me shqiptarët tjerë, me vëllezërit tanë”, thotë ai.

“Në Amerikë erdhi edhe Ibrahim Rugova edhe Rexhep Qosja. Kam shumë mirënjohje për Rugovën, e vizitova edhe varrin e tij, unë u dekorova nga ai me dekoratën e Lidhjes së Prizrenit”.

“Unë jam bir i Kosovës”, tha prifti arbëresh Antonio Belushi, njofton Klan Kosova.

Ai tha se abreshët janë një fenomen dhe një popull krejt i veçantë në historinë njerëzore.

“Ruajtja e traditës shqiptare për shekuj me radhë është diçka që ka mahnitur të gjithë studiuesit dhe historianët që kanë njohur këtë popull”, tha Antonio Beluschi, një abresh, prift ortodoks dhe studiues i shtrirjes shqiptare dhe gjenezës së saj.

“Kur flisja për arbëreshet njerëzit çuditeshin. Ky fenomen i arbëresh, gjuha shqipe, kultura, tradita u dukej interesante”, ka thënë prifti shqiptar i lindur në Kalabri të Italisë.

Belushi tregon për historinë e jetës së tij dhe të familjes.

“Nëna ime punëtore arbëreshe nuk ka shkuar në shkollë as babai im, ata kanë punuar që unë të shkoj përpara. Mëma ime na fliste shqip në shtëpi”, thotë Belushi.

“Kemi pasur tri identitete dhe i kemi ende; atë bizantin, italian dhe shqiptar”.

“Ky është fenomen se si ne i kemi mbajtur elementet kryesore kombëtare”, tregon Belushi.