Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Princesha Kate Middleton bën rrëfimin tronditës: Jam e sëmurë me kancer dhe po bëj kimioterapi

Princesha e Uellsit, Kate, vuan nga kanceri dhe aktualisht po i nënshtrohet kimioterapisë. Njoftimi është bërë në një video nga vetë Kate.

“Dy muaj tepër të vështirë”, i ka konsideruar Kate Middleton trajtimet e nisura së fundmi.

“Jam mirë dhe po forcohem çdo ditë e më shumë”, u shpreh ajo.

Kanceri u zbulua nga testet e kryera pas operacionit të saj në zonën abdominale.

“Operacioni shkoi me sukses. Gjithsesi, testet për operacionin zbuluar se kanceri ka qenë prezent. Ekipi im mjekësor më këshilloi që të bëja disa kimioterapi preventative dhe tani jam në fazat e hershme të trajtimit”, tha ajo.

“Sigurisht, kjo ishte shokuese dhe William dhe unë po bëjmë gjithçka që të procesojmë dhe menaxhojmë këtë çështje private për hir të fëmijëve”, tha Kate, 42 vjeç.

“Siç mund ta imagjinoni, kjo ka marrë kohë. Më ka marrë kohë për t’u rikuperuar nga operacioni im, në mënyrë që të nis me trajtimin”, shtoi ajo.

Ajo kërkoi më shumë privatësi për familjen e saj në këtë moment. Çifti mbretëror pritet që të mos angazhohet në detyrat e tyre mbretërore për disa kohë.

Princesha dha edhe një mesazh për njerëzit që janë diagnostikuar me kancer: “Për të gjithë ata që po përballen me këtë sëmundje, në çdo lloj forme që të jetë, ju lutem mos e humbisni shpresën dhe as besimin. Nuk jeni vetëm.”

Pallati Kensington nuk ka dhënë detaje se për çfarë kanceri bëhet fjalë, por e siguron publikun se Princesha do të shërohet tërësisht.